Qeveria me grup teknik për mbrojtje të komuniteteve

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Themelimi i një grupi ndërministror për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë, po shihet si veprim i duhur për vetëdijesimin e qytetarëve.

Habib Hajredini, drejtor i Zyrës për qeverisje të mirë në Kosovë, ka deklaruar se ky Grup është përgjegjës për t’i dizajnuar veprimet që duhet ndërmarrë nga institucionet e vendit kur ka diskriminim në aspektin racor tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

“Përpos që është një obligim i qeverisë, ky është një dakordim në Poznań të Polonisë ku kryeministrat e vendeve të Ballkanit kanë marrë obligim për të marrë vendime konkrete. Ky grup është përgjegjës për dizajnuar veprimet që duhet ndërmarrë nga institucionet në momentin kur ka diskriminim në aspektin racor, tek komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptan. Ky mekanizëm ka diversitet të institucioneve dhe shoqërisë civile”, ka deklaruar Hajredini në Raport të KTV-së.

Ai tutje ka shtuar se puna e këtij Grupi duhet të kalojë në një proces transparent, duke krijuar një uebfaqe me të dhëna dhe statistika për rastet e diskriminimit dhe veprimet që do i marrin institucionet. Vitin e ardhshëm sipas Hajredinit, do të lansohet një fushatë vetëdijësuese për këtë temë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme