Qeveria me nismë për krijimin e vendeve të punës, pritet marrëveshje me Shqipërinë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:35 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Nismën për Negocimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëfinancimin e Projektit CETEP+ (MIN), raporton Ekonomia Online.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se përmes kësaj marrëveshje synohet krijimi i punësimit.

Ai tha se ky projekt parashihet të jetë dy milionë euro.

“Marrëveshja për projektin që synon krijimin e punësimit, është vazhdimësi e suksesit të projektit të parë që kemi pas bashkë.  Projekti do ketë vlerë dy milionë euro, në afat tre vjet”, ka thënë Beqaj, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme