Qeveria miraton projekt-rregulloren të direktuar nga BE-ja

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar projekt-rregulloren për mënyrën e notifikimit dhe ofrimit të informacioneve mbi rregulloret teknike, procedurat për vlerësimin  e konformitetit dhe standardet, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala tha se kjo rregullore është e draftuar me direktiva të BE-së.

“Arsye për hartimin e kësaj projekt-rregullore është përcaktimi i procedurave. Kjo rregullore përshkruan notifikimin e rregullores teknike sipas rregullave të Bashkimit Evropian. Rregullorja është e draftuar me draft-rregulloren e Qeverisë dhe direktivave të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Të ngjashme