Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes IPA 2017

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e 38-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, që ishte mbledhje korresponduese, u shqyrtua dhe u miratua Projektligji për Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi i këtij Projektligji është ratifikimi i “Amendamentit Nr.1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Amendamenti ka për qëllim rialokimin e 2.3 milionë eurove të pashpenzuara dhe kursimeve, në kuadër të Instrumentit të Përafrimit me Acquis të Bashkimit Evropian dhe mundësinë e kontraktimit të kësaj shume në kontratat ekzistuese brenda afatit kontraktual prej 3 viteve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Të ngjashme