Qeveria mori vendime pa bazë ligjore, u shkelën të drejtat dhe liritë e njeriut

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka publikuar raportin “Monitoruesi Social e Demokratik”, raporton Ekonomia Online.

Visar Ymeri, drejtori i Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, tha se monitoruesi do të jetë i rregullt dhe do të publikohet për çdo muaj.

Ai ka sqaruar se monitoruesi është një përmbledhje statistikore të efekteve të pandemisë, në raport me të drejtat e njeriut e demokracinë, si dhe të efekteve sociale të vendimeve dhe të masave institucionale, të ndërmarra për t’u ballafaquar me krizën shëndetësore e ekonomike.

Raporti konstaton se është i evidentueshëm cenimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, e vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, sidomos lidhur me mungesën e bazës ligjore në raport me masat e ndërmarra nga ekzekutivi.

Në raport thuhet se rritja e theksuar e deviacioneve dhe fenomeneve çrregulluese shoqërore siç janë dhuna në familje, si pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të masave kufizuese të lirisë së lëvizjes.

Më tej thuhet se ndikimi i drejtpërdrejtë në tregun e punës shprehet me humbje të vendeve të punës, ndërprerje të realizimit të pagave mujore, përkeqësim të gjendjes ekonomike dhe sociale në ekonomitë familjare dhe ndikim të përgjithshëm në ekonominë e Kosovës.

Po ashtu mosshpjegimi i duhur dhe i mjaftueshëm i masave rezultoi me arrestime të shumta edhe për shkak të keqkuptimeve nga publiku.

Të ngjashme