Qeveria ndan 20 mijë euro për fëmijët e gruas në Kamenicë, që dyshohet se u vra nga burri i saj

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë për fëmijët e familjes Mavroqani nga komuna e Kamenicës, të cilët kanë humbur nënën e tyre, vrasje e cila dyshohet të jetë kryer nga babai i tyre.

Sipas njoftimit për media, ndërtimin e shtëpisë për këta fëmijë e ka rekomanduar Qendra Sociale e Komunës së Kamenicës.

“Këta fëmijë në një ngjarje tragjike dhe kriminale në shtëpinë e tyre humbën nënën nga akti kriminal i vrasjes nga babi i tyre dhe tani kanë mbetur pa prindër. Qendra Sociale e Komunës së Kamenicës dhe shërbimet shëndetësore psikologjike kanë rekomanduar që fëmijët të mos kthehen në shtëpinë e tyre të vjetër ku ka ndodhur krimi i rëndë për arsye të efekteve psikologjike që mundë të shkaktohen në ndërtimin e personalitetit të tyre”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme