Qeveria një minutë heshtje për Musliun e Ivanoviqin

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 09:19 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e sotme me një minutë heshtje për nder të Oliver Ivanoviqit, raporton Ekonomia Online.

Ivanoviq u vra nga pesë të shtënat me armë javën e kaluar derisa po hynte në selinë e partisë së tij në veri të Mitrovicës. Policia ende nuk ka të dyshuar për rastin. Kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SPD), u varros në Beograd.

Për vrasjen e tij kanë reaguar edhe krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejtë.

Një minutë heshtje u mbajt edhe për ish-kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliun.

Musliu ka vdekur në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi, ku ishte duke u trajtuar pas një sëmundje të rëndë.

Varrimi i tij u bë në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit.

Të ngjashme