Qeveria nuk lejon mbajtjen e dasmave, artistët mbajnë konferencë për media

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Artistët kosovarë kanë paralajmëruar një konferencë për media para Qeverisë së Kosovës.

Ky reagim, vjen pas marrjes së vendimit të qeverisë në mbledhjen e sotme për ashpërsim të masave ndaj luftës kundër Covid-19.

Në këtë vendim, qeveria vendosi të mos lejoj mbledhjen e më shumë se 50 personave në një ambient, si dhe mbajte të distancës deri në 2 metra.

“Ftojmë urgjentisht të gjjtha mediat në Kosovë në orën 15:30 konferencë për shtyp para Qeveris së Kosovës lidhur me Mbajtjen-Mosmbajtjen e Dasmave dhe Klubeve të natës . Nr kontaktues +38344577227”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme