Qeveria paguan zjarrfikësit për orët shtesë

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka bërë të ditur se sot Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar 972 mijë euro për orët shtesë të zjarrfikësve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky amendament për pagesën shtesë për zjarrfikësit e Kosovës u propozua në Kuvend nga vet deputeti Bajqinovci.

“Jam shumë i gëzuar që sot zjarrfikësve të Kosovës u janë paguar mjetet shtesë për rrezikshmërinë dhe angazhimin e tyre jashtë orarit të punës me vlerë prej 972 mijë euro”, tha ai duke shtuar se ky amendament i propozuar nga vetë ai, sot më në fund po zbatohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme