Qeveria premton se mediet mund të përfshihen në “pakon e radhës” për ndihmë

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave e ka në plan edhe një pako emergjente, tjetër nga 170 milionë eurot që u miratuan nga qeveria javën që mbeti prapa.

Kësaj herë në radhe, do të ndihmohet edhe sektori i informimit.

Këtë për Klan Kosovën e bëri të ditur, zëvendës ministri I financave Agim Krasniqi. Ai tha se për aq sa ka mundësi buxhetore, qeveria që e thotë fjalën e fundit, do t’i kompenzojë të gjithë sektorët që janë prekur nga pandemia.

E si të nevojshëm përfshirjen e mediave në pakot emergjente , po e shohin edhe gazetarët të cilët raportuan edhe në kohë rrezikshmërie.

Kronikë e Klan Kosovës:

Të ngjashme