Qeveria shpronëson disa prona, ambasadës Amerikane i lehtësohet qasja në rrugë

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 16:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin të pronës se paluajtshme private që preket nga ndërtimi i “Shiritit për Rreshtim” për hyrje në Ambasadën Amerikane, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka thënë se të gjitha këto janë në përputhje me Ligjin për shpronësim.

“Të gjitha këto janë në përputhje me ligjin në shpronësim atëherë kërkoj miratimin e tyre”.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe shpronësimi i pronave private për restaurimin dhe konservimin e objektit “Shtabi i UÇK-së në Kosterc të Skenderaj.

Gjithashtu është miratuar edhe vendimi për shpronësimin e  pronave private për ndërtimin e poligonit për FKS-në.

Të ngjashme