Qeveria t’i mbështesë gazetarët me nga 300 €, kurse pronarët me nga 400 € për tre muaj

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 12:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Medies i Kosovës ka mbajtur konferencë në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve e që po konsiderohet diskriminuese ndaj medieve private të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bordit të Institutit të Medies, Fazli Veliu tha se është e padrejtë që në pakon emergjente të mos përfshihen edhe mediet.

“Udhëheqësit e këtyre institucioneve që shkojnë në punë i kërkojnë mediet dhe kur kemi nevojë ne për ta ata neve nuk na përkrahin, sepse kriza që po shkakton Covid-19 ka prekur edhe mediet”.

Veliu më tutje ka thënë se nëse Qeveria nuk i përkrah mediet atëherë rrezikohet mbyllja e 50 radiove dhe TV regjionale.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që t’i mbështet t’i përkrah gazetarët me nga 300 euro për 3 muaj si dhe pronarët e medieve me nga 400 euro.

“Ftojmë qeverinë që të mbështet mediet private në Kosovë me fonde të veçanta në mënyrë që mos të kemi mbylljen e medieve. Mediet në Kosovë mbijetojnë nga marketingu dhe shumë kompani tashmë kanë ndërprerë kontratat dhe më së shumti janë të prekura mediet lokale”.

“Nëse Qeveria nuk mbështet mediet atëherë ekziston të mbyllen 50 radio dhe TV regjionale dhe do të mbesin pa punë afro 400 punëtore. Kërkojmë nga Qeveria që t’i përkrah gazetarët me nga 300 euro për 3 muaj si dhe pronarët e medieve me nga 400 euro”.

Veliu tha se do të bëhet përpjekje që qeveria ti përkrah mediet. Pas konferencës do t’i dërgojmë një shkresë Qeveria së Kosovës dhe Komisionit të Pavarur të Medieve.

Anëtar  i Bordit të institutit të medies Nexhmendin Spahiu ka thënë se mediet duhet të lirohen nga taksa vjetore për sivjet. Ai tha se mediet e huaja vijnë në Kosovë pa licencë dhe nuk paguajnë taks.

“Këtë vit mediet e pavarura të lirohen nga obligimi i taksës vjetore. Mediet e Kosovës duhet të licensohen për të operuar në tregun e Kosovës kurse mediet e huaja futen pa licencë dhe është absurde sepse ato nuk paguajnë taksë. Kurse mediet e Shqipërisë dhe Serbisë futen në tregun kosovar pa licence”.

“Gjatë gjithë kësaj kohë të pandemisë reklamat kanë munguar në shumicën e radiove dhe TV. Për muajin mars duhet të kryhen obligimet ndaj punëtorëve sepse shumica e medieve kanë funksionuar normalisht por të ardhurat e tyre janë zero sepse mediet jetojmë nga reklama dhe kjo situatë i bien që ato të kolapsojnë. Ose t’i lirojnë nga taksa ose t’i merret taks edhe medieve të huaja”, tha ai.

Agron Krasniqi nënkryetar i bordit të Institutit të medies tha se nuk do ta ngarkonte shumë buxhetin e Kosovës, raporton EO.

“Nuk është shumë e madhe  që do të ngarkonte buxhetin e Kosovës sepse po bëhet  fjalë për 400 punëtorë. Ne jemi të interesuar të mbrojtja e medieve sepse janë jashtë fokusit të Qeverisë”.

“Do të ishte që mbas 20 vjetëve me ardhur koha dhe me u mbyll një medium, por besoj që KPM-ja dhe Ministria e Financave të shqyrtojnë këtë nëse duan ta ruajnë mediet e Kosovës”.

Të ngjashme