Qeveria vendos për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 09:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në fjalën e saj gjatë prezantimit të projektligjit, ka thënë se me këtë vendim nuk përfshihet edhe rihapja e bastoreve, kazinove dhe llojeve të tjera të lojërave të fatit.

“Lotaria e Kosovës ka të drejtë që të organizojë vetëm dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”, është shprehur Bajrami.

“Janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë dhe me këtë ligj ata automatikisht kthehen në punë”.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës është aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe që organ mbikëqyrës i saj është bordi i saj që ka mandat katërvjeçarë.

Të ngjashme