Qeveria vendosë për shpronësimin e pronave që preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-Kalimit kufitar

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-kalimit kufitar të përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, Zona Kadastrale Staniç, Komuna e Gjilanit, raporton Ekonomia Online.

Zv. ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Bekaj, kërkoi nga qeveria të miratohet kjo kërkesë.

“Kërkon nga qeveria të aprovoj kërkesën duke nxjerrë në vendim për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Objektit të Pikë-kalimit kufitar të përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, Zona Kadastrale Staniç, Komuna e Gjilanit”, tha Bekaj.

Të ngjashme