“Qikat e Shahut” në Termokiss të shtunën organizojnë turnir të hapur

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 14:55 | Nga

“Qikat e Shahut”, klubi i qendrës shoqërore Termokiss, organizon turnir të hapur.

Kjo është ngjarja e parë e këtij klubi, dhe mbahet të shtunën me datën 11 gusht në ora 12:00, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Qikat e Shahut” përpiqet të nxjerrë në shesh rëndësinë e shahut dhe ta zhvillojë këtë sport në shoqërinë kosovare.

“Turniri do të jetë i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie apo ndonjë veçorie tjetër individuale ose grupore. Turniri do të zgjasë deri në gjashtë orë. Kjo ngjarje ka për synim ta promovon shahun dhe në veçanti t’i fuqizojë vajzat dhe gratë duke dhënë një platformë ku ato mund të luajnë dhe ushtrojnë shah, dhe t’i inkurajojnë ato të ndjekin këtë sport”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha klubet e Termokissit kanë për qëllim të krijojnë komunitete të forta, të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe të fokusohen në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme. Kjo ngjarje është vetëm një nga shumë aktivitete që do të ndodhin në të ardhmen nga shumë klube të platformës së Termokiss.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme