Qindra qytetarë i bashkohen aktivitetit humanitar të FSK-së

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 18:18 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qindra qytetarë të Kosovës i janë bashkuar vrapimit humanitar të FSK-së. Është hera e dytë që FSK-ja organizon këtë aktivitet me qëllime humanitare të cilin e bënë në bashkëpunim me komunat e Kosovës.

Aktiviteti i sivjetshëm që do të mbahet në Mitrovicë ka mbledhur qindra qytetarë të vullnetit të mirë që për qëllime humanitare do t’i bashkohen iniciativës “Vrapo me FSK”.

Togerja Fitore Fazliu, tha për Ekonomia Online se se ky aktivitet ka nisur me Komunën e Gjakovës në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Ajo është shprehur e lumtur për pjesëmarrjen kaq të madhe të qytetarëve të vullnetit të mirë që janë të gatshëm ti dalin në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Deri më tani ka mjaft ë interesuar dhe ndihemi shumë mirë që ka kaq shumë qytetarë të vullnetit të mirë që janë të gatshëm të kontribuojnë sado pak për persona në nevojë. Gjithmonë kur bashkëpunojmë me komunat ne i pyesim se në çfarë sfere kanë më shumë nevojë qytetarët që ti japim këto fonde të mbledhura”, është shprehur ajo.

Bedri Kryeziu nga Prizreni, është një nga qytetarë e shumtë që iu bashkua kësaj iniciative

Ai tha se  edhe pse nuk do të ketë mundësinë ti bashkohet vrapit në një mënyrë dha kontributin e tij për këtë iniciativë, madje ai ka edhe një mesazh për qytetarët e vendit.

“Mu duk diçka shumë humane, me të thënë të drejtën nuk do të dal në garë sepse nuk kam kohë, unë do të udhëtoj në Gjermani sepse jetoj atje por ishte kënaqësi e imja të ndihmoj diçka, qytetarët të jenë sa më afër njëri tjetrit dhe me pas dashni”, ka thënë ai.

Mjetet që janë mbledhur nga kjo iniciativë do të shkojnë për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Vrapimi do të mbahet këtë të diele prej orës 12 të drekës në sheshin “Meh Uka” të Mitrovicës  i cili do të zgjas për dy orë.

Këtij organizimi përveç pjesëtarëve të FSK-së i janë bashkangjitur edhe prestarë të Policisë së Kosovë.

Të ngjashme