QKMF-ja e Mitrovicës tash e dy vjet pa rentgen funksional

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Kardiologu, Remzi Rrahmani, po kërkon arsyen e mos kryerjes së rentgenit të mushkërive në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Kjo për shkak se tash e dy vjet pacientët nuk po mund të marrin këtë shërbim, njofton Klan Kosova.

Sipas Rrahmanit, lënda e këtij tenderi është në prokurori për shkak se ky aparat ka kushtuar 57 mijë euro, ndërsa komuna ka porositur aparatin me specifika i cili ka kushtuar më shumë se 100 mijë euro.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, Erseka Hasanaj-Barani, thotë se aparatura është jashtë funksionit pasi që nuk është në bazë të kërkesës së njësisë kërkuese dhe nuk është kryer asnjë pagesë.

Klan Kosova ka tentuar të kontaktoj me zyrtarët e Prokurorisë, por të njëjtit nuk kthyen përgjigje gjatë ditës.

Të ngjashme