QKMF në Shtërpcë me orar të vetin për vaksinim

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Zekrija Shabani ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vaksinimin e qytetarëve.

Shabani njoftoi se termini i caktuar për vaksinimin e tij ishte bërë nga MSH-ja në orën 16:04, ndërsa qendra e vaksinimit në Shtërpcë punon vetëm deri në orën 13:00.

Ai është shprehur i indinjuar duke thënë se ‘kështu po bëhet vaksinimi masiv’.

“Une tu shku me gezim e tu munu me qene sa ma korrekt ne termin per vaksinim, qysh edhe ma kan caktu ne ora 16:04 minuta, e keta po punojkan vetem deri ne ora 13:00.  Qeshtu po u bajke vaksinimi masiv  Arben Vitia te paskan dal doresh mjeket e ta paskan privatizu qendren e vaksinimit ne Shterpce”, shkroi Shabani në Facebook.

Kujtojmë se nga dje ka filluar vaksinimi me prioritet i gazetarëve në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme