QKSS: Policia me më së shumti kapacitete njerëzore

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 11:07 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile “PointPulse” dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), kanë mbajtur konferencë për fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës, menaxhimin e burimeve njerëzore në Polici dhe rolin e Inspektoratit Policor në mbikëqyrjen e Policisë.

Shpat Balaj nga  Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se  projekti si tillë është bërë në Ballkan nga shtatë organizata.

Sipas tij, Policia e Kosovës, ka rezultuar më së shumti kapacitet të burimeve njerëzore, raporton Ekonomia Online.

“Ky projekt është bërë nga shtatë organizata në  Ballkan . Policia e Kosovë ka rezultuar me më së shumti kapacitet të burimeve njerëzore dhe ne kemi probleme dhe disa vështirësi, është ripërtërija e stafit të uniformuar. Tjetër sfidë është shpërndarja e stafit  graduese”, u shpreh Balaj.

Brahim Sadriu, zyrtarë për gradime në Policinë e Kosovës, tha se fokus i këtij viti ka qenë zgjerimi i rrjetit raportues.

“Ky vit është fokusuar kryesisht në rrjetën raportuese brenda organizatës është konsoliduar kjo pjesë me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm. Deri me tani kemi raportuar në nëntë mujor. Tre herë në një raport nëntë mujor. Kemi planifikuar  në 2019 një agjendë më të shtuar të aktiviteteve kemi arrit me i fut në kuadër të trajnimeve brenda trajnim me i pas 4 ore trajnime”, tha Sadriu.

Sipas Sadriut në vitin 2019 do t’i kushtohet rëndësi fuqizimit të integritetit, sipas tij, për qytetarët Policia e Kosovës, duhet të jetë shembull.

“Kemi disa aktivitete të cilat lidhen me vlerësime të cenushmërive në integritet dhe to të synojmë të arrijmë në shtatë mujorin e parë te gjeturat e këtij hulumtimi do te përdorën ne vitet në vazhdim.  Në vitin 2019 do ti kushtohet rendësi fuqizimit të integritet pasi në raport me qytetarë PK, duhet te jetë shembull i mirë. Gjatë këtij viti kemi vrejtur transparencë sidomos në futen e tentimeve. Sa i përket planit është dokumenti që po realizohet mirë po kur të bëhet realizimi përfundimtarë, mund të dalim me të dhëna konkrete”, tha Sadriu, raporton EO.

Sipas Bujar Mustafës, udhëheqës i Divizionit për Analizë, Planifikim dhe Cilësi nga departamenti i inspektimeve, thotë se Inspektorati në vazhdimësi është duke bërë inspektime ne vazhdueshme me burimet njerëzore.

“Inspektorati në mënyrë  të vazhdueshme benë inspektime ne vazhdueshme me burimet njerëzore. Kemi dal me 6 rekomandime me menaxhimin të çështjeve njerëzore. Si pika kyçe janë çështja e gradimeve e menaxhimit të resurseve, te çështja e gradimit Policia e Kosovës, konsiderojmë se çalon me pikën te zhvillohen profesionalisht me grada”, tha Mustafa.

Por sipas Mustafës, kanë hasur që Policia e Kosovës, ka planifikim jo te saktë në bazë të nevojave që ka Policia.

“Çështje tjetër ka qenë rregullorja e marrëdhënies të punës ka pas disa defekte e çështje tjetër menaxhimi i dosjeve të personit konsiderojmë pikë jo e kënaqshme por bashkërisht me PK ku përveç rekomandeve e krijojmë edhe planë pune çështje tjetër lista e autorizuar ne bazë te stacioneve policore duket te ndryshohet me qëllim të kategorizimit A B C duhet të këtë disa ndryshime”, shtoi Mustafa, raporton EO.

Për ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishi, tha se inspektorati po zhvillon fushatë të vetëdijesimit, por sipas tij, planet duhet t’i bëjnë të zbatueshme.

“Plani me fuqizim ka filluar mirë kam një propozim disa reforma nëse flasim për korfomplanit. Në këtë formë policin do e bëjmë shume të suksesshme. Mbikëqyrja e jashtme ka filluar shumë mirë me fillimin e inspektoratit. Struktura e policisë është vetëdijesuar se duhet vepruar në atë mënyrë. Inspektorati po zhvillon fushata të vetëdijesimit. Këto plas ne vetëm duhet ti bëjmë të zbatueshme”, tha Ibishi.

Të ngjashme