QKUK pranon 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka pranuar një donacion pre 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve.

Ky donacionin sipas ministrit të Shëndetësisë , Armend Zemaj është blerë përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Zemaj ka falënderuar të gjithë donatorët për ndihmën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave.

Postimi i plotë i tij:

Donacioni i sotëm për QKUK-në nga UNOPS-i (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve), përmban 38,000 maska dhe 15,500 rroba mbrojtëse.

Donacioni është blerje  përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen / trajtimin e COVID-19 në Kosovë”, të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e Pandemisë.

Jemi falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje!

Qytetarët me disiplinë por edhe me institucionet për zbatimin e masave dhe mbikëqyrjes, do të arrijmë sukses, andaj ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. 

Bashkë ia dalim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme