QKUK së shpejti me parking për 400 vetura

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do ta zgjidhë shumë shpejt çështjen e parkingut për personelin dhe vizitorët e pacientëve, që frekuentojnë ambientet e saj.

Punimet për parkingun e ri, i cili po shtrihet në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, pritet të përfundojnë brenda pak javësh.

Parkingu i ri parashihet të ketë rreth 400 vendparkingje, tollovitë e krijuara për vite me radhë brenda ambienteve të QKUK-së do të marrin fund, njofton Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Si rezultat i menaxhimit efikas, te hyrat nga laurat( hyrjet) në QKUK janë rritur për 400 përqind, duke i dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Të ngjashme