Qorrolli: Dorëzimi i aktakuzës mund të ketë lidhje me negociatat e Washingtonit

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Profesori i së Drejtës Ndrkombëtare Vigan Qorrolli, tha dorëzimi i aktakuzës për Thaçin dhe Veselin, mund të ketë lidhje me negociatat që pritet të mbahen në Washington më 27 qershor.

Kjo për dy arsye:

DY LEXIME te shpejta te Aktakuzes per dyshen kryesore politike te UÇK’se, Thaçi & Veseli:1. Aktakuza e Prokurorit eshte dorezuar ne Gjykate me 24 prill 2020, sot e dy muaj me pare. Njoftimi i publikuar sot — (mund) lidhet me negociatat e Washingtonit me 27 qershor, ku ne tryezen e negociatave mes Kosoves e Serbise — mund te kete qene zhberja e Gjykates Speciale. Kjo hipoteze perforcohet nga teksti i komunikates se sotme te PSO:

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të HTh dhe KV për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë.”

2. Zgjedhje parlamentare ne Kosove do kete shume shpejt. Kjo per shkak edhe te dallimeve mes Evropes e Amerikes per te ashtuquajturen “ndarje” ose demarkim te kufijve mes Kosoves dhe Serbise. Aktakuzat e sotme perfundimisht e ndalojne ndarjen e Kosoves. Por assesi ky lajm i aktakuzave nuk eshte i mire per vendin. E dobeson politikisht poziten negociatore perballe Serbise ne White House.Jeta politike ne Kosove nga sot pauzohet teresisht.E prezumimi i pafajesise eshte koncepti kryesor i drejtesise penale.

Të ngjashme