QRA-ja dhe zyra për vulat apostile në Gjilan pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan, disa zyrtarë të kësaj Qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile  në Gjilan të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.

Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat; Prishtinë,  Pejë dhe Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme