Qumështarët: Nuk jemi marrë seriozisht, sërish do të dalim në rrugë

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Qumështit, Ramadan Memaj, ka paralajmëruar protesta të fermerëve ditëve në vijim, ku mund të bllokohen edhe rrugët gjithandej Kosovës.

Ai ka thënë se veprimi i vetëm i përgjegjshëm është largimi i produkteve me vaj të palmës.

“Ne mendojmë se veprimi i vetëm i përgjegjshëm dhe kompatibil me situatën e krijuar, është largimi i produkteve të tilla sa më shpejt që është e mundur”, ka deklaruar Memaj për “Interaktiv” në KTV. “Për fat të keq, kemi ardhur në një situatë kur ka filluar qumështi të derdhet, nuk është reaguar me kohë përkundër riinstitimit tonë të vazhdueshëm që t’i paraprihet kësaj, pasi ishim të sigurt se do të vi te kjo gjendje. Nuk jemi marrë seriozisht, nuk jemi trajtuar seriozisht, është situata ku është.”, ka deklaruar Memaj.

Ai ka thënë se femerët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga protestat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme