Quni: Për kundër sfidave me pandeminë, FSK-ja ka përmbushur detyrat në procesin e transformimit

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 12:52 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtës, Anton Quni, ka thënë se FSK-ja për kundër sfidave të shkaktuar nga pandemia, ka arritur të përmbushë me sukses detyrat në kuadër të procesit të transformimit, raporton Ekonomia Online.

Quni në ceremoninë e shënimit të “Ditës së Forcës- FSK-së, tha se transformimi i FSK-së do të vazhdojë në bashkëpunim me aleatët dhe se partneriteti me NATO-në do të vazhdojë.

“Pas 9 vitesh angazhimesh të mëdha për avancimin e FSK së, arritëm ta legjitimojmë dhe kurorëzojmë forcën më mandat ushtarak. Krah me aleatët tanë nisëm transformimin e Forcës. Sot me krenari përkundër sfidave me pandemisë FSK ka arritur të përbush detyrat e saj. Ne do të vazhdojmë të kemi në fokus politikat integruese e mosdiskriminuese. Në këtë ditë të veçantë shpreh falënderim për kontribut të ushtarakëve për angazhimin e tyre. Besojmë fuqishëm se partneriteti me vendet e NATO-s do të vazhdojë”, tha ai.

Quni  tha se ende duhet punë për të bërë. Ai shprehu besimin që FSK-ja do të vazhdojë të jetë histori suksesi për këtë gjeneratë dhe të ardhshmen.

“Jam i vetëdijshëm se përkundër arritjeve të mëdha mbetet ende për tu bërë. Besoj se të gjithë pjesëtarët e FSK së  të vazhdojmë të punojnë për të realizuar qëllimin dhe misioni tonë. Kam besim të plotë që FSK do të vazhdojë të jetë histori suksesi për këtë gjeneratë e për ato të ardhshme. Urimet më të mira e na priftë e mbara me suksese të reja”, tha Quni.

Ndërsa, Komandantit i FSK-së, Rrahman Rama, tha se FSK-ja ka treguar çdo herë profesionalizëm krejt kjo falë punës dhe angazhimit të përbashkët.

Ai më tej ka shtuar se janë të përkushtuar që FSK-ja të jetë e aftë që të mbrojë vendin në çdo kohë, dhe kjo sipas tij arrihet me përkushtim nga të gjitha nivelet, raporton EO.

“FSK-ja çdo herë tregon profesionalizëm me punën e saj e arritur kjo falë punës me vetëmohim që të jemi më të mirët në rajon. Kjo është meritë e përbashkët nga përkrahësit tanë që FSK-ja të jetë një prej institucioneve më të rëndësishme në vend”.

“Falënderoj ushtarët dhe familjet e tyre që në këtë kohë të vështirë po na mbështesin. Tani kemi një sfidë që të bëjmë forcën një forcë që është e aftë ta mbrojë vendin”.

“Për ta avancuar forcën kërkon sakrificë e përkushtim nga të gjitha nivelet. Bashkë të jemi të përkushtuar drejtë arritjeve të qëllimeve e synimeve tona. Urime Dita e Forcës gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës”.

Të ngjashme