Qytetarë të Fushë-Kosovës ankohen për ndërprerje të shumta e të shpeshta të rrymës

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 08:34 | Nga

Një qytetar nga Fushë-Kosova i ka shkruar Koha.net se ka disa ditë që ky rajon po përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Sipas tij, vetëm në 48 orët e fundit, rryma elektrike ka munguar më shumë se 30 orë.

“Mungesa më e theksuar e rrymës vërehet në rrugën ‘Dardania’”, ka shkruar ky qytetar duke thënë se zyrtarët nga KEK e KEDS thonë se “mungesa e rrymës është shkaku i defekteve teknike”.

Edhe qytetarë të tjerë, të kontaktuar nga Koha.net, e kanë konfirmuar mungesën e rrymës në Fushë–Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme