Qytetarë të shumtë vizitojnë Prekazin në 22 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 13:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumë nga mbarë vendi kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Ajet Duli tha se qeveria e Kosovës nuk ka bërë sa duhet për komunën e Skenderaj. Ai tha se vjen dy herë në vit me familjen e tij.

“Ka ndryshime të mëdha në krahasim se qysh ka qenë. Unë vijë çdo vit , ka dy herë në vit së bashku me fëmijët. Çdo herë sa vijmë kemi emocione të mëdha , po ashtu kemi edhe emocione se sot ku ka arrit Kosova dhe me ndryshimet që po bëhen. Qeveria nuk ka bërë sa duhet për Skenderajn sepse në këtë kompleks ka investuar një turk. Ne kemi shpresa të qeveria e re dhe shpresojmë që do të bëhet më mirë.”, tha Duli.

Ndërsa Hamit Jashari, tha se Prekazi është Meka e shqiptarisë.  Ai tha se Prekazi in ka ndryshuar shumë mirëpo,  çështjet e tjera kombëtare kanë mbet shumë mbrapa.

“Emocionet e mija të parat ku kam ardhur për herë të parë ka qenë pritja më e mirë.  Në këtë vend është Meka e shqiptarisë, ku për të mirën e Kosovës e gjithë familja Jashari e ka dhënë jetën. Tash  ka ndryshuar shumë  sepse,  është bërë një ambient shë më i mirë,por të tjera çështje të kombit të Kosovës kanë mbetur  shumë prapa . Kur vij këtu ndihem shumë rahat, por kur i shoh arritjet shtetërore ato më brengosin shumë. Qeveritë për familjen Jasharaj kanë bërë, por për popullin nuk kanë bërë sa duhet”, tha Jashari.

Kurse, Bashkim Ujkani kishte ardhur nga Mitrovica për 22 vjetorin e Epopesë së UCK-së. Ai tha se sa herë vjen me fëmijët i tregon për historinë e vendit.

“Është një ditë e madhe dhe emocion i veçantë. Është mirë të vizitohet ky vend i shenjtë. Kjo është një familje që ka dhënë për këtë vend dhe është nder e respekt me ardhë. Çdo vjet nuk vijmë , por sa herë të vijë me fëmijët i tregoj historinë dhe i tregoj çka ka ndryshuar. Ka ndryshuar për të mirë., por duhen ende ndryshime. Qeveria nuk ka bërë sa duhet por mendoj që duhet bërë më shumë”, tha Ujkani.

Të ngjashme