Qytetarët ankohen për papunësi por festojnë në Ditën Botërore të Punëtorëve

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 17:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumë qytetarë i janë drejtuar parkut të Gërmisë për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Edhe pse shumica nga ta ndajnë mendimin e njëjtë se në një ditë të tillë do të duhej të protestohej për shkak të shkallës së lartë të papunësisë.

Mustafe Vrallaku punëtor i KEK-ut tha se 1 maji është ditë feste mirëpo fillimisht do të duhej të kishim çfarë te festojnë.

“Unë kam dalë sot të argëtohem edhe pse në mëngjes isha në proteste. Ne si punëtor kemi kërkesa për kushte më të mira të punës, gjithashtu edhe për vende të reja të punës për të rinjtë të cilët janë të pa punë”, tha ai.

Behar Idrizi tha se një nga arsyet kryesorë pse të rinjtë po ikin është shkalla e lart e papunësisë.

“Është shkallë e lartë e papunësisë dhe institucionet do të duhej të bënin më shumë që të rinjve tu siguronin punësim dhe kushte për të jetuar. Unë deri tani nuk kam provuar të dal jashtë vendit mirëpo në të ardhmen mendoj”, tha ai.

Amir Sefedini tha se Kosova përballet me numër të madh të papunësisë dhe se institucionet do të duhej të bënin më shumë për punësim.

“Kam dalë sot mirëpo nuk ka arsye që të festojmë. Sot do të duhej të dilnim të gjithë në protestë. Papunësia në Kosovë është shumë e madhe, institucionet do të duhej te bënin më shumë që të punësonin të rinjtë”, tha ai.

Mirëpo Selman Bytyqi ndryshe nga qytetarët tjerë u shpreh i kënaqur me punën që ka bërë qeveria dhe që po bënë në vazhdimësi.

“Sot është 1 maji dhe kemi dalë të festojmë. Qeveria ka bërë punë të mirë dhe po vazhdon të bëjë, unë vetëm ju bëjë thirrje të vazhdojnë të punojnë ashtu siç kanë bërë deri tani”, tha ai.

Të ngjashme