Qytetarët e irrituar me ikjen e “Sunny Hillit”, thonë se është humbje e madhe për Prishtinës

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 08:47 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mosmbajtja e festivalit “Sunny Hill” sivjet në Prishtinë, ka irrituar qytetarët, të cilët thonë se do të jetë humbje e madhe ekonomike për kryeqytetin, raporton Ekonomia Online.

Ata për Ekonomia Online thonë se ky festival duhej të mbahej me arsyetimin se Kosova ka shumë pak festivale.

Shaip Hajrizi adresoi kritika ndaj Qeverisë, për të cilën thotë se humbja e këtij festivali do të jetë dëm i madh për Prishtinën. Ai tha se Qeveria Kurti “nuk po mendon për kryeqytetin”.

“Kjo është edhe një turp i radhës i Qeverisë. Kjo Qeveri as nuk mendon për popull, as për kryeqytet dhe as ku është interesi, dhe nuk din këta se çka bëjnë. Përndryshe është një humbje e madhe për Prishtinën, dhe vetëm për inat vetëm të mos ketë sukses Përparim Rama, këtë e ka bërë Qeveria, sikurse e ka bërë me strehimoren e qenve endacak. Që 20 vite është ky problem, Përparim Rama e caktoi lokacionin për strehimore, dhe del Ministria e Liburn Aliut dhe i thotë se po prishet ambienti atje. Edhe kjo puna  festivalit është e njëjtë. Do të vazhdoi ai t’a pengojë aq sa mundet, sepse i tutet suksesit, por unë i them se s’do të mundet askush ta pengojë Përparim Ramën sepse ka me qenë një kryetar i suksesshëm”, tha ai.

Ndërsa Patriot Makolli tha se me këtë rast nuk ka pësuar vetëm Prishtina por e gjithë Kosova, teksa shtoi se shteti ka humb rininë që kanë mund këtu të argëtohen, por tash me shkuar në Tiranë

“Ka pësuar jo vetëm Prishtina por e gjithë Kosova. Më mirë ka qenë me mbajt këtu se sa të dërgohet në Tiranë, nuk jam t’a kundërshtoi pse ka shkuar në Tiranë, por shumë më mirë ka qenë të mbahet këtu, edhe vendi më i bukur, por tash e din udhëheqësit tonë. Nëse e kanë bërë plan për 99 vite, ajo tokë do t’i kthehej prapë shtetit, nuk do të humbte asgjë. Shteti ka humb rininë që kanë mund këtu të argëtohen, por tash me shkuar në Tiranë është e kotë ajo. Më së miri është dashur këtu të jetë”, tha Makolli.

E qytetarja Nergjivane Pervetica tha se gjithë ata këngëtar me renome më mirë do të ishte të qëndronin në Prishtinë.

“Sunny Hill kishte qenë më mirë me qenë në Prishtinë. Gjithë ato  të ardhura, këngëtar me renome më mirë kishte me qenë me qenë në Prishtinë”, tha ajo.

Të ngjashme