Qytetarët e kafeteritë s’e respektojnë vendimin e Qeverisë, shërbehet kafe në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve janë parë shesheve të kryeqytetit gjatë së hënës. Madje në një nga kafeteritë në qendër të Prishtinës, është shërbyer edhe kafe, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për të qëndruar brenda shtëpive të tyre si masë parandaluese për mospërhapjen e Coronavirusit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i inspektorëve të Komunës, të cilët kanë urdhëruar kafeterinë që të mbledhë tavolinat. Ndërkohë, lokali është lejuar që të shesë kafe për qytetarët që duan ta marrin me vete.

Inspektorati i Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka nxjerrë këto udhëzime për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me situatën e Coronavirusit: Rregullimi i lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse, të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve.

Masat që miratoi Qeveria Kurti:

1. Ndërprerja e procesit edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë);

2. Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm (deri në një vendim tjetër).

3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-ve në të gjitha hyrje daljet e Kosovës me mbështetjen e Policisë së Kosovës të të gjithë qytetarëve që vijnë nga zonat epidemike, për detektimin e rasteve me COVID-19 dhe ndërmarrjen e masave parandaluese.

4. Vetëkarantinim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me udhëzimet e OBSH-së (moszbatimi i dënueshëm sipas Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse). Në rast se personat e caktuar nuk mund të vetëkarantinohen rekomandohen të vendosen në karantinat e përbashkëta të caktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

5. Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër.

6. Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

7. Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

8. Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

9. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

10. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

11. Personat të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të ngjashme