Qytetarët e mirëpresin fillimin e aplikimit të pagesës për parkim në Prishtinë

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 10:55 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët vlerësojnë se fillimi i projektit të menaxhimit të parkingjeve publike, është veprim i qëlluar si dhe çmimi i pagesës konsiderohet i volitshëm për ta, raporton Ekonomia Online.

Nga e mërkura (sot) në dy zona të kryeqytetit, në qendër dhe periferi do të fillojë aplikimi i pagesës për parkim veture me kohë e çmim të caktuar.

Për momentin ekipi i informimit për këto parkingje ka dal tek rruga “Rexhep Luci” për të informuar qytetarët më në detaje.

Alban Kastrati, qytetar i kësaj zone tha për Ekonomia Online që çmimi është i volitshëm vetëm të lehtësohet qarkullimi.

“Mendoj që çmimi është i volitshëm vetëm të lehtësohet qarkullimi”, tha Kastrati.

Po ashtu, edhe qytetari Sami Duraku, tha që është një projekt i qëlluar dhe që çmimi nuk duket i shtrenjtë.

Kurse në Rrugën “Agim Ramadani” nuk shihej ekipa e informimit të cilët shpërndajnë fletushka dhe informojnë qytetarët për mundësinë e informimit më sakte rreth pagesave.

Ruzhdi Shabani, banor nga Prishtina tha që nuk kam dëgjuar akoma për këtë projekt të parkingjeve me pagesë.

Ndërsa qytetari tjetër Selim Rexhepi tha që ka dëgjuar dhe sipas tij është projekt që e mirëpret.

“Dje kam degjuar dhe shumë mirë që po bëhet që edhe Prishtina të bëhet vend i civilizuar”, tha Rexhepi.

Tutje ai tha që nuk mendon që pagesa është e shtrejtë pasi sipas tij shoferi duhet të gjejë hall makinës së tij dhe vendin ku parkon.

Çmimet variojnë në bazë të lagjeve se ku jetojnë dhe tashmë qytetarët kanë afat deri më 28 shkurt për t’i marrë kartat e tyre rezidence.

Në zonën “Qendër”, e cila përfshinë unazën nga rruga “Agim Ramadani”,
“Luan Haradinaj” e ku përfshihet edhe mensa e studentëve do të paguhet një euro ora, derisa maksimumi i parkimit të veturës është 120 minuta.

Ndërsa zona e dytë, përfshinë lagjet “Dardania”, ‘Ulpiana”, “Bregu i Diellit” ku për parkim veture qytetarët do të paguajnë më pak.

Qytetarët kanë katër opsione për të bërë pagesën e parkimit: pagesa online përmes Telefonit të Mençur/Smartphone duke përdorur Aplikacionin dhe Web Faqe-n, përmes SMS-it me operatorët e telefonisë mobile, po ashtu përmes Parking Metrit, si dhe përmes blerjes së biletave fizike.

Të ngjashme