Qytetarët e Pejës respektojnë rekomandimet e IKSHKP-së, mbajnë distancë teksa presin për të marrë asistencën sociale

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Përfituesit e skemës sociale në Republikën e Kosovës nga sot do të kenë mundësi të tërheqin mjetet e tyre për dy muaj, në bazë të vendimit të marrë nga kryeministi Albin Kurti, i cili ka deklaruar se mjetet e muajit të dytë do tu falen personave që jetojnë me asistencë sociale.

Në radhë për të marrë këto mjete, mëngjesin e së martës janë parë edhe qytetarët e Pejës.

Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi shihet se qytetarët po i respektojnë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndestësisë Publike, duke mbajtur distancën prej 2 metrash mes njëri-tjetrit.

Të ngjashme