Qytetarët e Prishtinës festojnë 28 Nëntorin, e quajnë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 15:20 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot po festohet 28 Nëntori, dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Për Besnik Fetiun kjo festë është dita e komandantit legjendar Adem Jasharit, raporton Ekonomia Online.

“Kjo festë ka shumë rëndësi për ne, dimë që kjo është festa e komandantit tonë legjendar Adem Jasharit”.

Ndërsa sipas Gerid Morinës, festa e 28 Nëntorit është datë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët anembanë botës.

“Kjo është një datë shumë e rëndësishme ku e festojmë i gjithë populli jonë shqiptar. Ne këtë ditë e presim me shumë gëzim, pasi që simbolizon dashurinë për atdheun”.

Disa fëmijë për festën e 28 Nëntorit recituan për Ekonomia Online vjersha të cilat i kushtohen Ditës së Flamurit.

Edhe këtë vit qytetarët në sheshin e Prishtinës u ndanë shumë të kënaqur me organizimin e aktiviteteve për këtë ditë.

Anëtarë të “Bike Kosova”, të veshur kuqezi sot kanë zgjedhur të dalin me biçikleta shesheve të Prishtinës.

“Sot kemi dalë me një aktivitet të vogël për festën e 28 Nëntorit, kemi dalë me biçikleta për nder të kësaj dite. Edhe pse pak ftohtë, por për ne nuk paraqet problem”.

Ata janë të pakënaqur për mungesën e shtigjeve të biçikletave.

“Edhe pse nuk jemi të kënaqur sepse ne ende nuk kemi se ku të dalim me biçikleta, sepse kryeqyteti dhe pothuajse gjithë Kosova është pa shtigje për biçiklista”.

Ndërsa Afërdita Zeneli nga organizata “Dita”, e cila në sheshin e Prishtinës po shet punëdore të veshjeve tradicionale tha se këto veshje simbolizojnë dashurinë ndaj vendit.

Madje pohoi se çdo vit e më shumë rriten kërkesat për të pasur një palë veshje kombëtare.

Të ngjashme