Qytetarët i rrahin policët me stupca në Pestovë, dalin pamjet

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në magjitalen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Pestovë.

Përleshja mes tyre ka ndodhur pas një aksidenti, ku personat e përfshirë në aksident janë rrahur mes vete. Në këtë rast ka ndërhyrë policia.

Por, ndërhyrja e policisë nuk u ka pëlqyer të përfshirëve në aksident. Ndaj zytarëve policor janë përdorur edhe shkopinjë nga të dyshuarit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se policia ka arritur që t’i arrestojë katër persona.

Të ngjashme