Qytetarët i shohin të ashpra gjobat për mosrespektim të masave, Qeveria të merret me ekonominë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 10:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshet e kryeqytetit mëngjesin e së martë shihen qytetarë të shumtë të cilët po i respektojnë në masë të madhe masat e ndërmarra nga Qeveria për shkak të përhapjes së virusit.

E sa i përket dënimeve që janë marra nga Qeveria për vënien e maskave  ka disa kalimtar rasti të cilët nuk po pajtohen me gjobat siç thonë ata të ashpra, raporton Ekonomia Online.

Dënimet parashihet të jenë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.

Për Besim Grajqevcin këto gjoba janë shumë të mëdha sepse njerëzit nuk kanë para.

Sipas tij, nuk është e nevojshme vënia e maskës mund të kthej virusin.

 “Jam i befasuar me këto dënime sepse nuk ka të holla për këto gjoba. Këta është dashur ta mendoj për ta lëshuar gradualisht, dhe nuk duhet venë maska sepse lagështia e maskës e kthen virusin”.

Edhe Ibrahim Zeqiri, po i sheh dënimet shumë të tepërta. Zeqiri tha se më mirë të ketë dënime për secilin me nga 100 euro.

“Dënimet duhet të ishin më të lehta, duhet të ketë dënime por jo kaq të ashpra. Ma mirë të dënohen 100 euro se 12 mijë”, shtoi Mehmeti

Ndërsa Beqir Mehmeti po i përkrah vendimet e Qeverisë, duke shtuar se masat duhet të ishin edhe më të ashpra.

“Është dashur të rriten edhe më shumë këto dënime dhe ai që nuk i respekton duhet të dënohet”.

“Ai që nuk i respekton masat se respekton vetveten dhe familjen. Mua po më duket se po i respektojnë të gjithë mëto masa”, shtoi Mehmeti

Agim Mehmeti tha se masat duhet të zbatohen për arsye të mos përhapjes së virusit.

 “Unë po i shoh gjobat që janë të meritueshme dhe zbatueshme. Duhet të zbatohen për arsye të mos përhapjes së virusit, në mënyrë që të mos marrë përmasa të mëdha dhe duhet të sigurohemi për masat mbrojtëse”.

“Maskat janë të rëndësishme sepse e mbrojnë njeriun nga virusi”.

Hasime Istrefi thotë se Qeveria duhet të merret me ekonominë, sepse punën e çështjeve shëndetësore e ka IKShPK-ja.

“Kemi punë më urgjente. Qeveria le ti ndreq punët tjera. Qeveria s’po di me çka me u marrë veç me maska. Me çka me e dënuar ne qeverinë që s’po i kryen punët e veta”.

“Qeveria le ta she ekonominë sepse IKShPK-ja duhet të merret me çështje shëndetësore”, shtoi ajo.

Përderisa pas hyrjes në fuqi të masave të reja Policia ka paralajmëruar se do të nis me shqiptimin e gjobave, Afrim Ahmeti, Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se dënimet do të jenë të mëdha.

Sipas tij, dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, kurse gjobat deri në 8 mijë euro gjobë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme