Qytetarët: Lirimi i Haradinajt i drejtë, por i vonuar

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 10:15 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lajmi për lirimin nga Gjykata e Colmarit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka gëzuar edhe qytetarët e Prishtinës.

Ata vendimin për lirimin e Haradinajt e vlerësojnë të drejtë, por të vonuar, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre Haradinaj nuk është dashur të ndalohet fare, ngase vlerësojnë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Qytetari Franklin Sedaj ka thënë se e ka mirëpritur lirimin e Haradinajt,  dhe se ka qenë e bindur se në pafajësinë e tij.

“Gjykata më në fund pas të gjitha provave në Colmar të Francës, e ka pa se vërtet është i pa fajshëm”, ka thënë për Ekonomia Online.

Sabit Salihu thotë se Franca e ka kuptuar që nuk kanë pasur të drejtë ta ndalin një gjeneral  çfarë është Ramushi.

“Ai nuk ka shkua me i sulmu Rashkën, Republikën e tyre, por e ka mbrojt popullin e vet, BE-ja ua ka qel sytë”.

Agim Gashi nuk beson që ka ndonjë shqiptar që nuk e ka mirëprit këtë lajm.

Shumë interesant është shumë çudi se si kriminelët e Serbisë endën lirë, shkojnë ka të donë si nguc askush, kurse ne që kemi luftuar për tokën tonë burgosemi penalizmi, nuk e di deri kur do të shkon kështu”, u shpreh Gashi.

Haradinaj ishte ndaluar para 4 muajve në Francë, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

 

Të ngjashme