Qytetarët me mendime të ndryshme për mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”, disa thonë se kemi boll sheshe

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 15:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 26 nëntori deri me 8 janar të vitit të ardhshëm rruga “Xhorxh Bush” do të jetë e mbyllur për qarkullim veturash, pasiqë Komuna e Prishtinës ka vendosur ta shndërrojë në ambient festiv për fundvit, raporton Ekonomia Online.

Në të dy anët e rrugës, janë vendosur shtëpizat e fundvitit, madje Komuna ka filluar largimin e trotuarit në mes të rrugës.

Lidhur me këtë çështje qytetarët kanë mendime të ndryshme. Shefqet Islami tha se nuk është zgjidhje ideja e kryetari Përparim Ramës që të ketë edhe një shesh në Prishtinë, sepse sipas tij, ka shesh mjaftueshëm.

“Nuk është kjo zgjidhje. Zgjidhje ka qenë shumë e mirë se shesh ka pas boll në  Prishtinë. Mirëpo ky e mori komunën e s’ka bo kurgjo”.

“Deri më tash s’ka bo kurgjo hiq veç premtime. Me punuar asgjë. Këtu ka me ndodh vetëm ngarkim i kerreve’.

Ndërsa, Idriz Alaj po mendon ndryshe, ai po e konsideron këtë zgjidhje të mirë.

“Po ka bo mirë, zgjidhja po bohet po ecin kerret andej. Është zgjidhje e mirë e Përparim Ramës”.

Kjo rrugë parashihet që të shndërrohet në shesh, por që për qarkullim pritet të hapet me 8 janar të viti 2023.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme