Qytetarët mirëpresin vendimin për Transport Urban falas

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 13:16 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga sot Trafiku Urban në Prishtinë, do të ofrojë transport falas për të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë atë.

E një vendim të tillë që ka marr Komuna e Prishtinës, po mirëpritet nga qytetarët. Të anketuar nga Ekonomia Online, ata shprehen se kjo do të jetë lehtësim për ta, si dhe do të ndikojë edhe në cilësinë e ajrit.

Myrvete Konjuhi  thotë se kjo është një lehtësim i madh për ta.

“Na ka shpëtuar. Sado pak na ka lehtësuar. Po udhëtojmë me ta. Por ne jemi të fshatit deri në Jugoviç po bën me shkuar, pra nëpër Prishtinë tani anej shkojmë me të Podujevës. Ama na kanë shpëtuar e lehtësuar.

Edhe, Sinan Duli, thotë se kjo është një lehtësim për ta.

Qytetari Rexhepi, thotë se kryetari i Prishtinës është i vetmi që po mendon për qytetarët dhe se këtë nuk e bënë për fushatë. Ai thotë se vendimi për Trafik Urban pa pagesë, përveç lehtësirave për qytetarët, do të ketë efekt edhe në ambient.

Me propozim të PDK-së, Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka marr vendim që qytetarët të udhëtojnë pa pagesë me transportin urban.

Lexo më shumë:

Të ngjashme