Qytetarët ndihmojnë Kosovën në rrugëtimin e BE-së

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 12:32 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për ndër të Ditës së Evropës,  fëmijët e Gjakovës kanë prezantuar disa libra në të cilat kanë shkruar karakteristikat e secilit shtet anëtarë të Bashkimit Evropian.

Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, tha se kjo është hera e parë që e feston këtë ditë në Kosovë.

Ajo ka folur në emër të gjitha familjes së BE-së, duke thënë se Evropa është krijuar në paqe, raporton Ekonomia Online.

“BE-ja këmbëngul që Kosova të ketë suksese, por qytetarët janë ata që ndihmojnë ketë proces”, ka thënë ajo.

Ajo u ka thënë fëmijëve se arsimimi është ajo që dëshirojnë, sepse siç tha ajo mësimi është eksperiencë gjatë gjithë jetës.

“Njerëzit kreativ janë ata që bëjnë ndryshime për botën”, ka thënë ajo, duke inkurajuar fëmijët filloristë të shkollave të ndryshme nga qyteti i Gjakovës që të punojnë dhe të jenë e ardhmja e ndritur e Kosovës.

Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Dita e Evropës nuk i kushtohet vetëm Evropës, por edhe ambicieve të cilat i ka Kosova drejt BE-së.

Ajo ka thënë se për vendin kjo është e rëndësishme të festohet, sepse Kosova është drejt proceseve integruese.

Ahmetaj u ka folur fëmijëve që integrimet evropiane janë sistemi më i mirë i arsimit, “të lëvizësh lirë brenda popujve të tjerë të Evropës”.

“Evropa është Kosova dhe Kosova është ajo, e cila identifikohet me Rita Orën, Dua Lipën dhe me njerëzit e njohur që kanë krijuar emër në Evropë”, ka përfunduar Ahmetaj, duke shtuar se me gjeneratat e reja Kosovën do ta bëjmë pjese të Bashkimit Evropian.

Të ngjashme