Qytetarët nuk e marrin vaksinën, salla “1 Tetori” mbyllet pa paralajmërim

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i qytetarëve nuk kanë mund që të vaksinohen gjatë së shtunës në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kjo qendër ishte e mbyllur pa paralajmërim dhe të gjithë ata që kanë pasur trenimin janë kthyer mbrapsht.

Hasibe Berisha i tha EO se nuk ka qenë e informuar se qendra do të jetë e mbyllur, duke shtura se tash i duhet që të paraqitet sërish javën tjetër dhe kjo është maltretim për të.

“E kam pas termin para një jave, por kam qenë pak e ftohur tani më kanë thënë për këtë javë kur të bëhem më mirë”.

“Nuk kam qenë e informuar që koka e mbyllur dhe nuk e kam ditur. Unë kam qenë veç prej fytit e zënë. Tash duhet tjetrën javë me ardhur”.

Ndërsa Fatmire Halili që ishte vaksinuar ditë më parë dhe ka marrë shërbime me kohë, madje ajo ka bërë apel që të gjithë ta marrin vaksinën.

“Unë e kam marrë muajin e kaluar dhe para dy jave të dytën. Jam shumë e kënaqur që i kom marr sepse kam qenë thuajse e izoluar”.

“Është mirë me i marrë të gjithë për të mirën e popullatës dhe shpresoj të shkojë sa më shpejt nëse vaksinohemi”.

Kurse një qytetare tjetër kishte ardhur që të interesohet për procedurat e vaksinimit, raporton EO.

“Jam regjistruar qe dy javë me marr vaksinën. Fatkeqësisht nuk më kanë thirr hala. Jam rast i operativ dhe kom menduar që kam me marr e para dhe kam shumë probleme shëndetësore”.

Ekonomia Online ka kontaktuar Koordinatorin për Vaksinim në Qendrën “1 Tetori”, Niman Bardhi, nuk ka komentuar pse është mbyllur kjo qendër.

Ai veç ka njoftuar se të gjithë ata që kanë pasur  termin për vaksinim e kanë marrë vaksinën.

“Të gjithë qytetarët që kishin terminet e përcaktuar me kohën e paraparë, janë vaksinuar, ndërsa siç jeni te informuar edhe me herët çdo ditë e rregullt pune fillon ne ora 07:00 dhe përfundon në ora 20:00”.

Të ngjashme