Qytetarët nuk hezitojnë ta marrin vaksinën anti-Covid, presin dozat e tjera

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 10:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tashmë ka përfunduar procesi i vaksinimit me 24 mijë dozat e para të vaksinave anti-Covid, kurse qytetarët janë shprehur të gatshëm të vaksinohen pas ardhës së dozave tjera.

Musa Prelvukaj i intervistuar nga Ekonomia Online ka thënë se nuk heziton ta marr vaksinën anti-Covid, përkundrazi ai e sheh obligim një gjë të tillë.

“Jo unë e ndjej si obligim me marrë atë edhe do ta marr. Tash përveç mbrojtjes së organizimit që ka janë edhe disa gjëra administrative që t’i kërkojnë në aeroporte, kudo që udhëton”.

“Andaj e shoh që mbarë botën po merren dhe ndoshta pak huti ka sjellë kjo konkurrenca mes prodhuesve tek njerëzit dilemë”.

“Mirëpo kur jepet statistika e njerëzve që ka ndërruar jetë gati të gjithë janë me sëmundje shoqëruese”, është shprehur ai.

Edhe Enver Osmani e konsideron të arsyeshme marrjen e vaksinës kundër virusit Corona.

“Unë besoj që është e arsyeshme me marrë vaksinën, duhet me u bazuar mjekët internacional që e kanë miratuar këtë. Kështu që unë jam për”, ka thënë ai.

Përderisa Ukshin Mehani ka bërë apel që qytetarët të vaksinohen, duke shtuat ai do ta marrë vaksinën, raporton EO.

“Në çoftë se institucionet e marrin dhe mantilbardhët, pse ne me heziti e mos me marr”.

Ndërsa Fatime Krasniqi ka shfaqur mosbesim ndaj vaksinës anti-Covid.

“Unë për vete me familjen time jo. Nuk kam besim në të, kam njerëz të afërt të familjes që janë jashtë dhe më kanë informuar për këtë vaksinën që është duke ardh në Kosovë, që kanë problem me të dhe për këtë shkak”, ka thënë ajo për EO.

Kujtojmë që Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinave anti-Covid më 28 mars të këtij viti dhe vaksinimi ka përfunduar më 23 prill.

Të ngjashme