Qytetarët nuk i frikësohen Omicronit, kërkojnë të shtohet kujdesi e respektimi i masave

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 11:46 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Veç të mërkurën janë konfirmuar 424 raste pozitive me virusin Covid-19, përderisa IKShPK-ja ka bërë të ditur se janë 42 raste me Omicron, dhe se në testimin e fundit mbi 70 për qind e mostrave i përkasin këtij varianti.

Por këto shifra dhe përhapja e shpejt e Omicronit nuk po i frikësojnë qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Nuriman Tërshnjaku, thotë se është vaksinuar dy herë dhe sa po i respekton masat, prandaj edhe nuk ka arsye që të frikësohet.

“Prej variantit të ri Omicron nuk është që po frikohem por jemi ty i përdor masat mbrojtëse. Edhe në profesion me maska, edhe rrugës. I kemi marr të dyja vaksinat”.

Edhe Ylber Pallaska, tha se masat po i respekton në vazhdimësi dhe se nuk po ka fik nga përhapja e shpejt e virusit.

“Nuk po kemi frikë. Masat po i respektojmë sa po mundemi, i kemi marr dy vaksina”.

Përderisa Ruzhdi Rashiti edhe pse thotë se ka fituar imunitet ngase është vaksinuar dy herë, është i gatshëm që të marrë edhe doza të tjera nëse rekomandojnë institucionet.

“Pas marrjes së dy dozave të vaksinës gjatë muajit korrik dhe gusht, besoi që e kemi fituar imunitetin për me i mund varantet e tjera”.

“…nëse e rekomandon IKShPK dhe Ministria e Shëndetësisë edhe për vaksinën tjetër do ta marrim për me mbrojt shëndetin për çfarëdo varianti tjetër”.

Xhevdet Podrimaj, mësimdhënës në Gjimnazin “Sami Frashëri”, thotë se në këtë shkollë është rritur numri i nxënësve të infektuar, por thotë që frika nga virusi është bërë kalimtare, raporton EO.

“Në njëfarë mënyre ka kaluar në rutinë dhe frika është bërë diçka kalimtare, me gjasë është një version pak më i lehtë diçka i këtij gripi dhe po më duket nuk ka problem”.

“Unë jam mësimdhënës në Gjimnazin ‘Sami Frashri’, dhe veç ka filluar me u rrit numri i të infektuarve. Konkretisht në klasën time janë dy a tre vet që janë të infektua”.

Fatmire Rexha-Safqi, thotë se shumë shpejt do ta marrë edhe dozën e tretë të vaksinën kundër Covid-19.

“Nuk po frikohemi, dy vaksinat i kemi marr, ë treten pres së shpejti me marr. Mendoj se lehtë kemi me kaluar”.

Bajram Bekolli, thotë se masat duhet që të respektohen në përpikëri nga të gjithë pa përjashtim.

“Duhet me pas shumë kujdes se frika është e fundit. I kam marr 2 vaksinat dhe në këtë muaj e kam edhe të tretën”.

Edhe Shaqir Beku thërret në respektim të masave dhe kujdes të shtuar, raporton EO.

“Nëse njerëzit janë të vetëdijshëm nuk duhet me u frikuar shumë, e nëse vetëdijesohen duhet me pas frikë se një person i infekton shumë njerëz edhe për ata duhet me pas shumë kujdes për me i tejkaluar”.

“…kam marr 2 vaksina, vaksinën sezonale dhe tash pres me marr edhe vaksinën e tretë”.

Të ngjashme