Qytetarët pastrojnë Prishtinën, kërkohet intervenim institucional

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 11:47 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ashtu si në 180 vende të botës, fushata botërore për pastrim të ambientit është mbajtur edhe në Kosovë nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, raporton Ekonomia Online.

Aktiviteti është mbajtur tek stacioni i trenit në Prishtinë, ku disa vullnetarë kanë bërë pastrimin e mbeturinave.

Drejtori i organizatës “Let’s do it Kosovo”, Luan Hasanaj, thotë se përmes aktiviteve të tilla synojnë të zgjidhin problemin e mbeturinave në vend.

“Në 180 shtete sot shënohet kjo ditë për pastrimin e tokës. Organizata jonë po bëhen 10 vite që merret me aktivitete të tilla, kryesisht duke aksione masive dhe duke u munduar që përmes tyre të kërkojmë zgjidhje për ndotjen në vendin tonë. Fatkeqësisht situata vazhdon të mos jetë e mirë, pra jemi në qendër të Prishtinës, jo larg objektit te ministrisë së Ambientit dhe komunës së Prishtinës dhe këtu ndodhet një deponi e madhe e mbeturinave, ku janë ndoshta 50 kamionë me mbeturina”.

“Institucionet e kanë shumë të lehtë, zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe strategjitë mjedisore që i kanë hartuar ata vet. Pra pa investime nuk mund të zgjidhet ky problem, e as me fushata vetëdijesuese”, tha ai.

Për fund, Hasanaj ka thënë se ky aktivitet do të zgjasë me javë.

No description available.

Të ngjashme