Qytetarët përkrahin masën për ndalim të frekuentimit të vendeve publike pa një dozë vaksine anti-Covid

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me Covid-19 dhe shfaqjes së variantit “Delta”, edhe në Kosovë është paraparë shtrëngim masash, raporton Ekonomia Online.

Ndër masat e paralajmëruara në vend nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe ajo e Hotelierisë, është edhe ndalesa e qytetarëve për frekuentim të hapësirave të mbyllura publike në mungesë të së paku një doze të vaksinës anti-Covid.

Këtë vendim që pritet të hyjë në fuqi në javët në vazhdim qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online po e shohin si të arsyeshëm.

Ramize Hamza, mërgimtare në Gjermani, po e quan vendim “me vend” moslejimin e frekuentimit të hapësirave të mbyllura publike të qytetarëve që akoma nuk janë vaksinuar.

Hamza tregon se edhe në Gjermani një vendim i tillë do të hyjë në fuqi prej 1 tetorit.

“I kemi marrë të dyja. Ne vijmë prej Gjermanisë, mirë kem kalua. Ky vendim është shumë me vend është shumë mirë. ky vendim është marrë edhe në Gjermani, nëse nuk e ke vaksinën prej 1 tetori nuk ke të drejtë me hy në restorante, fitnese e shumë vende tjera”, është shprehur ajo.

Ndërsa qytetari tjetër, Musa Prelvukaj ka thënë se çfarëdo vendimi nga cilado qeveri që vjen qytetarët duhet të sillen konform tij.

“I kam marrë dy dozat. Të fundit e kam marrë më 19 qershor. Ndihem mirë, nuk kam pasë probleme lidhur me këtë. Më është dhënë kartoni i verdhë që është një dëshmi që mund të udhëtoj diku. Ato vendime edhe nuk janë ardh, janë projekte, mendime por sidoqoftë ne edhe deri më tani i jemi nënshtruar masave pavarësisht cila qeveri i ishte. Nëse i sjell qeveria ne duhet të sillemi sipas vendimeve konform tyre”, ka thënë ai.

Edhe Agon Kadriu e ka konsideruar të arsyeshëm vendimin që pritet të merret duke thënë se vetë tashmë është vaksinuar.

“Po e kam marrë. Besoj që është e arsyeshme me u marr. Duhet me u vaksinua të gjithë”, është përgjigjur ai për EO.

No description available.
No description available.

Të ngjashme