Qytetarët presin lojë të bukur, mikpritja cilësi shqiptare

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 15:14 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me tifo-grupin Dardanët dhe FFK-së, kishin paralajmëruar një organizim në shenj mikpritje për tifozët anglezë.

Por në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, aty ku ishte paralajmëruar ky tubim, nuk është se pati diçka gjatë kësaj të diele.

Aty u panë shumë njerëz, fëmijë duke lozur, por jo edhe ndonjë organizim i mirëfilltë.

Madje aty nuk ishin prezent tifozët anglezë, e as “Dardanët”, por as ndokush nga Komuna e Prishtinës.

Qytetarët e intervistuar nga EkonomiaOnline, presin një lojë të bukur, ndërsa u shprehen të lumtur me mikpritjen që po u bëhet miqve anglezë.

Qytetari Eroll Karabek tha se loja mund të përfundojë me barazim, derisa thotë se mban shpresë të djelmoshat e Kosovës për kualifikim për Euro 2020.

“Presim një lojë të mirë, fantastike, një përmbyllje të grupeve të mira. Rezultati do të jetë i mirë 2:2 barazim dhe gjithçka do të jetë në rregull, kemi emocione. Na kanë dhënë shpresa djelmoshat tonë. Kemi edhe një shpresë tjetër dhe do të kualifikohemi për Euro 2020. Mikpritje e ngrohtë kjo tregon se ne kemi treguar vlerat e shtetit tonë”, tha ai.

Kurse, Ideal Vejsa shpreson që sonte të ketë rezultat pozitiv për Kosovën, por siç tha ai Anglisë i duhet fitorja.

“ Kombëtarja e Kosovës është rezultat e kombinimit të bashkatdhetarëve tanë që kanë kulturë evropiane dhe zemrës së shqiptarëve që njihemi si popull i përkushtuar që  e kemi trashëguar nga prindërit. Sonte ka me qenë një lojë interesante, shpresojmë që kemi me pasur rezultat pozitiv. Anglisë i duhet fitorja, ndërsa ne kemi me luajtur veç për qef, mi treguar Anglisë përveç që kemi mikpritja të mirë dimë edhe të luajmë  mirë”, u shpreh ai.

Ndërsa, Bert Bahtiri thotë se Kosova do të fiton me rezultat 2:1 ndaj Anglisë, pavarësisht mungesa në fushë.

“Loja ka me qenë e mirë, kemi bërë mikpritje të mirë. Kosova fiton 2:1. Edhe pse ka mungesë në sulm dhe mesfushë por shpresojmë në fitore.

Lexo më shumë:

Të ngjashme