Qytetarët skeptik se vizat hiqen sivjet, fajësojnë BE-në për bllokadën disa vjeçare

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet që të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, i cili do të mbahet më 13 tetor, raporton Ekonomia Online.

Por qytetarët janë skeptik sa i përket kësaj çështje, disa nga ta mendojë se nuk do të ketë liberalizim vizash këtë vit e disa të tjerë thonë se ka gjasa, por që akuzojnë BE-në për bllokadë disa vjeçare të këtij procesi.

Adem Mramuri, tha që nuk beson se do të ketë liberalizim vizash, por edhe nëse ndodh kjo do të ishte e mirë për të rinjtë.

“Që sa vite kanë thënë se do të liberalizohen, nuk është ai ren, nuk besoj kurrë, tjetrin vit ndoshta do të luaj diçka. Po që liberalizohen do të shkojë mysafir te fëmijët i kemi atje, nëse liberalizohen për të ri mirë do të bëhet”.

Hajrullah Tërnava, tha që ka gjasa që këtë vit mund të ndodh liberalizimi i vizave duke shtuar se zvarritja e këtij procesi është turp për Evropën dhe botën.

“Nëse marrim parasysh rrethanat të cilat po zhvillohen politikat regjionale e botërore ka gjasa që me ndodhe edhe ai liberalizim sepse është stërgjatë gjithë ajo kohë, nëse nuk ndodh me 13 tetor jam i bindur se ajo do të ndodhë këtë vit, nëse jo në tetor ajo do të ndodh ne dhjetor”.

“Gjitha gjasat janë se jemi përafruar shumë sepse edhe situata e krijuar tani po na shkon në favor se kjo Kosovë një herë e përgjithmonë mi zgjedh disa probleme të kamotshme prej luftës e këndej sepse jemi mbetur vendi më i izoluar në botë, kjo është një turp edhe për Evropën edhe për botën. Faji nuk është vetëm tekë ndërkombëtaret por edhe i politikanëve tonë që pak kanë punuar në këtë drejtim”.

Zahir Vitia u shpreh i shqetësuar se pas liberalizimit të vizave të gjithë të rinjtë do ta lëshojnë Kosovën.

“Që 22 vjet për viza e besoj që tash e kanë kuptuar që na takojnë edhe neve të drejtat me shkuar në Evropë se rinia jonë, këtu pa punësi”.

“Krizë për rini se për ne të moshuarit nuk është problem, për ta po them më mirë por edhe me keq bëhet se e lëshojnë krejt Kosovën”.

Fatime Ahmeti, e akuzoi Evropën për mosliberalizim të vizave duke shtuar se BE-ja i ka vendosur kushte Kosovës më shumë se vendeve të tjera, raporton EO.

“Jo nuk besoj që do të liberalizohen, që sa kohë kemi pas premtime deri me tani asgjë s’është bërë. Faji i Evropës është sepse neve na kanë vendosur kushte që as një shtet nuk i ka pasur ato kushte, neve na kanë qit kushte ekstra edhe gjitha i kemi plotësuar është faji i Evropës nuk është faji i joni”.

Gjatë së hënës u raportua se presidenca çeke e BE-së u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë, ku shprehet qartë dëshira e Çekisë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të arrijnë konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të ngjashme