Qytetarët s’po i shfrytëzojnë shërbimet juridike falas, kërkohet qasje e barabartë në drejtësi

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të USAID-it, organizoi konferencën ku bëri publikimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se duhet të rritet vetëdijesimi i qytetarë për qasje në drejtësi.

Për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm të kësaj agjencie për të ofruar ndihmë juridike falas për qytetarët, u kërkua ndihmë nga institucionet në mënyrë qe kjo agjenci të mundësojë qasjen e barabartë në drejtësi.

Anita Kalendari, drejtoreshë ekzekutive nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, tha se qytetarët kanë nevojë për vetëdijesim për të kërkuar ndihmë juridike.

“92 për qind janë ndarë të kënaqur por ne duhet të punojmë dhe të rrisim vetëdijen e qytetarëve të kenë qasje të barabartë në drejtësi. Kanë nevojë për vetëdijesim, kjo ka rezultuar në numrin e kërkuesve për ndihmë juridike. Ky raport ndihmonte për të hartuar dhe dizajnojmë programet e ndryshme”, tha ajo.

Ajo ftoi gjithë institucionet që të ndihmojnë Agjencinë të mundësojnë qasje të barabartë në drejtësi.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se sa i përket funksionimit të ofrimit të ndihmës juridike, situata nuk është e mirë.

“Funksionimi i ndihmës juridike situata nuk është e mirë duke filluar nga sistemi ligjor ku  një mori ligjesh për ndihme juridike duke filluar nga ligji për odat e avokatëve , ligji për organizatat joqeveritare parashohin zgjidhje të ndryshme dhe s’janë  të harmonizuara”, tha ai.

Sipas Avokatit të Popullit buxheti qe ndan shteti për kokë banori për ndihme juridike është më i ulëti në Ballkan.

“Në Kosovë për ndihme juridike buxheti qe ndan shteti për kokë banori.  mesatarja 0.20 cent më e ulta ne Ballkan.  shtet  e Ballkanit e4-5 deri 7 euro për kokë banori ndihmë juridike, ndërsa vendet skandinave më shumë se 70 euro”, tha ai.

Qemajl Marmullakaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, tha se ndihma juridike është një element i rëndësishëm për qasjen më të lehtë të qytetarëve në drejtësi.

“Procesi i rishikimit funksional është një proces gjithëpërfshirës që ka filluar qe dy vite një nga reformat më të mëdha qe ka ndërmarrë qeveria. Synim është  hartimi i një strategjie gjithëpërfshirëse të sistemit të sundimit të ligjit. Tema kyçe në proces të rishikimit me rëndësi trajtimi ndihma juridike”, tha ai.

Ndërsa, Christina Davies, drejtoreshë nga zyra për Demokraci dhe Qeverisje në USAID – Kosovë tha se qytetarët e këtushëm po përballen me probleme në të gjitha fushat, por ofrimi i shërbimeve juridike është esencial dhe i domsdoshëm.

“Njerëzit në Kosovë kanë probleme ligjore kemi papunësinë, familja shëndetësisë arsimi. Kur flasim për qasje në drejtësi është e nevojshme qasje në drejtësi dhe për ndihmën juridike. Është një shërbim esencial. Ky hulumtim është identifikimi i nevojave ligjore të popullatës që është e cenueshme është hera e parë një hulumtim i parë në Kosovë”, tha ajo.

Ky hulumtim rekomandon që të ketë qasje më shumë në informacione juridike në komunitete,  rritje e qasjes në shërbimet e ndihmës juridike falas, përmirësim i cilësisë së shërbimeve të ndihmës juridike, rritje të besimit të qytetarëve në institucionet gjyqësore dhe zvogëlim i kostove procedurale për përfituesit e ndihmës juridike.

Të ngjashme