Qytetarët të painteresuar për të marrë dozën e parë të vaksinës në sheshin “Zahir Pajaziti”

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 13:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të premten ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë të vaksinës anti-Covid në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Të pranishëm janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për të evituar ndonjë grumbullim të mundshëm.

Jo zyrtarisht, Ekonomia Online ka mësuar se janë vaksinuar vetëm 10 qytetarë, ndërkaq gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 20 qytetarë.

Tenda të tilla për t’u vaksinuar qytetarët janë vendosur në shtatë qendrat kryesore, ku qytetarët kanë pasur mundësi të vaksinohen vetëm me dozën e parë.

Ekonomia Online ka kontaktuar edhe me koordinatorin, Niman Bardhi, por i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Të ngjashme