Qytetarët të pakënaqur me dialogun

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 14:37 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme ka diskutuar çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, ku tha se qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur me vazhdimin e këtij dialogu, raporton Ekonomia Online.

Jeta Krasniqi nga KDI-ja tha se nga sondazhet të cilat i ka bërë kjo organizatë del se 75% janë të pakënaqur me punën e Kuvendit që e ka kryer drejt ekzekutivit në çështjen e Dialogut Kosovë-Serbi.

Deputetët Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja dhe Muhamet Mustafa nga LDK-ja kanë debatuar ashpër ku nuk janë pajtuar në shumë pika rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Shkaku i këtij debati të nxehtë Albulena Haxhiu ka lëshuar këtë mbledhje.

Kryetarët e komisioneve përgjegjëse të cilat janë në kuvend kanë thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj por Kosova duhet të jetë ajo bënë kushte për vazhdim të mëtutjeshëm të bisedimeve.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Elmi Reçica ka thënë se dialogu me Serbinë është në  interes shtetëror por se ai nuk do të rifillojë pa lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë deklaratë Reçica e bëri në takimin koordinues të Komisionit për Punë të Jasthme me komisionet e tjera parlamentare ku po flitet për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryetarja e Komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu ka thënë se puna e dialogut duhet të rishikohet.

“Punën e dialogut duhet me shikuar sepse buxhetin e kemi paralel me Serbinë, njëjtë sikurse edhe gjykatat etnike, kemi amnistimin e kriminelëve serb dhe Listën Serbe e cila ka dalë nga dialogu dhe po e bënë jo funksional shtetin, kemi dhe ‘zajednicën’, e cila është në kundërshtim me Republikën e Kosovës. Secila marrëveshje që nënshkruhet në Bruksel është ndesh me interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka konsideruar që procesi i dialogut është privatizuar nga Thaçi, Tahiri e Mustafa.

Në anën tjetër Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit për zhvillim ekonomik ka thënë se kjo çështje është e problem i brendshëm i Kosovës.

“Duhet të bisedojmë për mënyrën e udhëheqjes së dialogut. E pranoj nuk është se kemi pasur shumë informata rreth këtij dialogu. Për gjatë këtyre viteve vetëm dy herë Edita Tahiri ka qenë pjesë e raportimit në komisionin tonë. Kemi nevojë që dialogu me Serbinë të jetë më i sinqertë dhe më informues. Bisedat ndërshtetërore me Serbinë duhet të shkojnë deri në atë fazë ku ata nuk duhet të përzihen në punët e brendshme tonat”, ka thënë Mustafa.

Për çështjen e fusnotës të cilën e mbanë Kosova si rezultat i këtyre bisedimeve, Nuredin Ibishi, nga Komisioni për Punë të Brendshme ka thënë se Kosova duhet të jetë më këmbëngulëse në heqjen e fusnotës.

“Fusnota e famshme ka ndihmuar ndoshta në integrimin rajonal të Kosovës në aspektin e sigurisë, por aspak nuk ka ndihmuar në procesin e Interpolit. Ne duhet të jemi më këmbëngulës për heqjen e fusnotës”, është shprehur Ibishi.

Këtë takim të kryetarëve të komisioneve me temë kyçe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Haxhi Shala kryetar i komisionit për AKI, ka thënë se është dashur të bëhet atëherë kur është formuar qeveria e re, në krye me Isa Mustafën.

Ai ka kërkuar që ekipi i dialogut duhet të ndryshohet pasi sipas tij, ky ekip i cili përfaqëson Kosovën deri tash ka pasur 23 shkelje kushtetuese.

“Duhet ndryshohet ekipi i dialogut sepse ekipi profesional ka shkelur kushtetuten me marrëveshjen e ‘zajednicës’ ku është shkelur 23 herë kushtetua. Transparenca e Qeverisë për dialog ka qenë zero. Të gjitha komisionet kanë qenë të gatshme të kontribuojnë, por ne më shumë kemi pasur takime injorante sesa informuese”, ka thënë Shala tek sa ka shtuar se Lista Serbe nuk është e integruar në institucionet e Kosovës. Sipas tij, kthimi i tyre në Kuvend ka të bëjë vetëm me pagesën të cilën e marrin nga buxheti i Kosovës.

Të ngjashme