Qytetarët të pakënaqur me shërbimet nga Agjencia e Regjistrimit Civil

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 15:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Agjencisë së Regjistrimit Civil është krijuar një rend i gjatë i qytetarëve të cilët janë duke pritur për të kryer shërbimet e tyre, raporton Ekonomia Online.

E kjo ka shkaktuar tollovi të madhe duke bërë që mos të respektohet as distanca e cila është paraparë nga qeveria e Kosovës.

Ndërsa qytetarët shprehin  pakënaqësitë për mos përfilljen e kërkesave të tyre.

Haxhi Nalli nga Krusha e Madhe, ka thënë se është duke pritur para Agjencisë së Regjistrimit Civil për rreth një orë për shkak të rendit të gjatë të qytetarët.

Ai theksoi se para disa ditësh Vulat Postile janë dhënë në Prizren, mirpo janë ndërprerë dhe tashmë do i marrin në Prishtinë.

“Kam ardhur këtu dhe jam duke pritur rreth një orë, sepse kam udhëtuar nga Krusha e Madhe. Para disa ditësh i kanë dhënë këto Vula  Postile edhe në Prizren, mirpo e ndërprejtën atje na sollën prapë këtu”.

“Për shkak të numrit të madh të njerëzve po duhet me prit ketu, sepse vetëm në Prishtinë po duhet me ardh për Vula Postile. Masat deri diku po respektohen por jo sa duhet distanca mungon pak”, shtoi Nalli.

Ndërsa Skender Haxholli nga Prishtina është i pakënaqur me shërbimin në Agjencinë e Regjistrimit Civil, ku sipas tij pritja për rreth një orë për një pasaportë është shumë e gjatë dhe e mundimshme.

“Unë kam ardhur për djalin e vllaut për një pasaportë dhe rreth dy orë jam duke pritur i cili thotë se terminimin e ka pasur në ora një e gjysmë. Po mundohemi mi respekto masat”, shtoi Haxholli.

E Idriz Gashi thotë se për një ndërrim të leternjoftimit nuk duhet të krijohet rend i gjatë, duke shtuar se as masat nuk respektohen në këtë mënyrë sa duhet, raporton EO.

Gashi tha se kjo qeveri është duke bërë hajgare me popull, dhe poashtu sa i përket regjistrimit të Veturave.

“Po pres për ndërrim të leternjoftimit dhe për mendimin tim nuk ka pasur nevojë për gjithë këtë rend të gjatë. Poashtu masat nuk janë duke u respektuar sa duhet, dhe kjo është hajgare cfarë po bënë qeveria me popullatën, si për regjistrim të kerreve”.

“Njëherë jo s’kena mundësi mi regjistru tash e kanë sjellë një afat të shkurtër sepse s’kanë mundësi njerëzit me regjistru kerrin brenda mujit se ka shumë pa regjsitru, e tash për këtë bëhet ky rend i gjatë dhe s’mund të mbajmë distancë. Qeveri më të lodht kurrë ska pasur Kosova”, shtoi Gashi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme